Mirë se vini në kurset e gjuhës gjermane! 

Kurset tona u ofrohen atyre që janë të vendosur për nivelin që duan të arrijnë.

Gjermanisht A1.1 / A1.2 (120 orë mësimore)
Kursi është si për studentët pa asnjë njohuri gjuhësore ashtu edhe për ata me fare pak njohuri paraprake. Ky kurs i bëhet mbështetje të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit si dhe gramatikës dhe një fjalori themeltar. Frekuentuesit do të ushtrojnë edhe një test model për provimin A1 të gjermanishtes (Start Deutsch 1). Në këtë kurs ju mundësohet hyrja e suksesshme në gjuhën gjermane.

Gjermanisht A2.1 / A2.2 (120 orë mësimore)
Ky kurs i gjuhës gjermane është për studentët që tashmë e zotërojnë një përdorim gjuhësor të nivelit A1. Frekuentuesit do të ushtrojnë në këtë kurs artikulimin, do të pasurojnë edhe më tej fjalorthin e tyre dhe do të freskojnë e thellojnë akoma më shumë njohuritë gramatikore. Në mësim do të praktikohet edhe një test model i provimit të gjermanishtes në nivelin A2 (Start Deutsch 2).

Gjermanisht B1.1 / B1.2 (120 orë mësimore)
Ky kurs u drejtohet pjesëmarrësve që ndërkohë i kanë arritur njohuritë themelore të nivelit A2 të gjermanishtes dhe tash duan t'i pasurojnë edhe më tutje njohuritë e tyre, ta zgjerojnë fjalorin dhe të fitojnë më tepër siguri në aspektin gramatikor. Pjesëmarrësve të këtij kursi u jepet gjithashtu mundësia të njihen edhe me një test model të provimit B1 të gjuhës gjermane.

Gjermanisht B2.1 / B2.2 (120 orë mësimore)
Kursi u drejtohet studentëve që tashmë e zotërojnë nivelin B1 të gjuhës gjermane. Ky kurs mbështet zgjerimin e fjalorit dhe thellimin e njohurive gramatikore dhe çon në mënyrë aktive dhe të sigurt në nivelin B2. Në këtë kurs do të praktikojmë edhe një test model të provimit B2 të gjermanishtes.

Gjermanisht C1.1 / C1.2 (120 orë mësimore)
Të interesuarit e këtij niveli duhet të kenë frekuentuar më parë një kurs B2 ku të kenë asimiluar patjetër njohuritë përkatëse, pra të kenë arritur certifikatën Deutsch B2.  Në nivelin C1 do të punohet edhe më tej në zgjerimin e leksikut dhe të kuptuarit e teksteve të gjata, do të avancohet drejt të shprehurit spontan dhe të rrjedhshëm dhe do të arrihet në një masë tepër të lartë korrektësie në aspektin gramatikor. Në seancën e fundit të kursit C1 do të ushtrojmë edhe një test model.

Shënim: Regjistrimet për semestrin mësimor të verës mbyllen çdoherë në prill, për semestrin e dimrit mbyllen në nëntor.   




































Report abuse Learn more